Home ShowBiz Performoi me ...

Performoi me flamurin serb, reagon Rita Ora: Nuk e dija …

58
0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në të gjitha mediat online ditën e sotme, ku ajo shihet duke performuar me flamurin serb në dorë.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja ka sqaruar se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka ditur se cilit shtet i përket, duke shtuar se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë vetëm pasi ka dalë nga skena.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.

Përderisa  i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua ta bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, thuhet në deklaratën e Ritës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit