Home Aktualitet Përfshihet ng...

Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

46
0

Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Zjarri ka rënë në një pallat te zona e njohur si Ish-Ekspozita.

Sic duket edhe nga pamjet zjarri ka rënë në katin e dytë të pallatit. Policia dhe forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Policia informon se ‘në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit