Home Aktualitet Përplasi për ...

Përplasi për vdekje 15 vjeçarin në aksin “Sarandë-Ksamil”, arrestohet shoferi

52
0

Elidon Aliu, 20-vjeç, është arrestuar ditën e sotme nga Policia, pasi mbrëmë përplasi me makinë tre persona, mes tyre një 15-vjeçar i cili humbi jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, ku 20-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur tre shtetas që ishin duke shtyrë një makinë tip “Lancia” e cila kishte pësuar defekt në rrugë.

Nga përplasja u plagos rëndë 15-vjeçari me inicialet E. Ç, i cili ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes në spital.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit