Home Aktualitet Pezullimi i 1...

Pezullimi i 19 punonjësve të policisë, reagon Balla: Vijon procesi i vetëpastrimit!

32
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me vendimin e AMP-së për pezullimin nga detyra të 19 punonjësve të Policisë së Shtetit.

Balla shkruan se vijon procesi i vetëpastrimit në polici, ndërsa nxit AMP për hetime të ngjashme në të gjithë territorin e vendit.

Postimi i Metës:

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. 19 punonjës të Policisë Kufitare janë pezulluar sot, pas një hetimi të gjatë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim më Prokurorinë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Korçë.

E përgëzoj Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për punën profesionale dhe nxis hetime të ngjashme në të gjithë territorin.

Vetëpastrimi i radhëve të Policisë dhe rritja e integritetit të organizatës forcojnë besimin e partnerëve dhe të publikut, duke garantuar më shumë siguri dhe shërbime më të mira për qytetarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit