Home Aktualitet Plagosi me th...

Plagosi me thikë 64-vjeçarin, arrestohet nga policia autori në Vlorë

37
0

Autori i një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Vlorës ka rënë në prangat e policisë. Blutë njoftojnë se kanë ndaluar 34-vjeçarin me iniciale L.D., i cili plagosi me thikë një 64-vjeçar në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti për motive të dobëta

“Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit R. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit