Home Aktualitet Po ndërtonin ...

Po ndërtonin një mol pa leje në Golem, arrestohen 3 persona

38
0

Policia ka kapur dhe arrestuar tre persona në bregdetin e Golemit pasi u kapën duke ndërtuar një mol pa lejen përkatëse.

Autoritetet kanë sekuestruar një kamion dhe një ekskavator. Moli që po ndërtohej ishte në pronësi të shtetasit, Flamur Avdyli.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit:

F.A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit