Home KRYESORE Po vjen kryem...

Po vjen kryeministri kontroll, kujdes markete dhe dyqane!

510
0
Kryeministri Rama kontrollon me ministren e financave çmimet në disa supermarkete. Më pas Rama shkruan: “Tiranë – Vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit”.
Në të vërtetë paçka se disa portale e media e akuzojnë si kontroll në komunizëm, por në kushtet kur çmimet rriten edhe artificialisht nga disa tregtarë, ka nevojë për masa ekstreme kontrolli dhe penaliteti. Ndaj kontrolli i kryeministrit më shumë është mesazh sesa si polici kontrolli.
Por këtij inspektimi nga kreu i qeverisë ka reaguar Jorida Tabaku e PD:

Postimi i plotë i Tabakut:

Bordet alla komunizëm nuk janë zgjidhje e krizës. Paketa e gjoja shpëtimit të krizës është ajo e talljes me qytetarët. Në një kohë kur çmimet për produktet më thelbësore të shportës së qytetarëve janë rritur me 200 lekë, në një kohë kur çmimi i naftës është kaq i lartë si pasojë e taksave të vendosura nga qeveria.

Atëherë zgjidhja që ofron qeveria është një paketë e programuar të implementohej në qershor që sillet më shpejt në kohë. Nuk e shpëton qytetarin pagesa për 3 muaj me radhë e rritjes së cmimit të shportës, kjo është qesharake dhe nuk bazohet në nevojat reale. Qeveria nuk mund të shpërndajë lëmoshë por duhet të gjejë mekanizmat për të mos rënduar xhepin e qytetarëve.

Rruga e vetme është ajo e ndryshimit të strukturës së taksimit sidomos në një kohë kur inflacioni është 4%. Pra shqiptaët që marrin të njëjtën rrogë i blejnë produktet 4% më shtrenjtë se sa një vit më parë, pensionistët blejnë thuajse 7% më shtrenjtë produktet ushqimore ndërkohë që pensionet i kanë qesharake dhe më të ulëtat në rajon!

Shqipëria sot është në një krizë të paralajmëruar që në shtator kur diskutohej buxheti. Qeveria asokohe ishte e shqetësuar të planifikonte satelitët në hapësirë ndërsa opozita këmbëngulte për qyetetarët në Shqipëri.

Në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta kthejnë jetën e një sipërmarrësi dhe të punësuari në një ferr të vërtetë.

Masat e qeverisë janë populiste dhe tërësisht të pashëndetshme për ekonominë dhe aq më pak për qytetarin. Nuk ka nevojë qytetari për lëmoshë! Kjo paketë tregon fatkeqësisht se qeveria ende mendon buxhetin e shtetit si një torbë që i dhurohet oligarkëve dhe jo në shërbim të qytetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit