Home Aktualitet Policët abuzo...

Policët abuzojnë me dietat e Frontex, 40 punonjës merren të pandehur

35
0

Prokuroria e Korçës proçedon penalisht 40 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtorisë së Kufirit e Migracionit.

Për 25 prej tyre, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të këtyre punonjësve, kurse pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas Prokurorisë së Korçës, punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex.

Mësohet se hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë edhe drejtues të niveleve të larta.

Mësohet se hetimi disa vjeçar është shtrirë në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.

Burime pranë prokurorisë thonë se abuzimi financiar deri në këtë fazë të hetimit arrin në vlerën e 400 mijë Euro, duke falsifikuar edhe dokumentat financiare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit