Home Aktualitet Policia bën g...

Policia bën gati aksionin për përdorimin e pa autorizuar të xhamave të zinj në makina

45
0

Çdo drejtues i cili ka në përdorim një automjet më xhama të zinj dhe nuk e ka të autorizuar do të gjobitët. Kjo pritet të jetë një nga aksionet që policia do të ndërmarrë në ditët në vijim. Kjo lëvizje po kryet pasi gjate hetimeve  për zbulimin e ngjarjeve kriminale autorët kanë përdor makina më xhama të zinj, të cilët kanë rezultuar të pa licencuara.

Viteve të fundit janë shtuar në masë makinat të cilët kanë në përbërje të tyre xhamat e zinj. Kryesisht ata vijnë të veshur nga fabrika, por janë edhe persona të cilët I veshin vetë kundrejt një pagesë.

2 vite më parë është zyrtarizuar e drejta për ti veshur makinat kundrejt një pagese, por jo në masën 100% të saj. Në të gjithë vendin janë 45 mijë 653 automjete të certifikuara nga DPSHTRR për mbajtjen e këtyre xhamave, ndonëse nuk mungojnë rastet e automjeteve që qarkullojnë në shkelje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit