Home Aktualitet Politikani tu...

Politikani turk provokon para parlamentit grek: Jo armë nga SHBA-ja

352
0

Një gjest i paprecedentë është bërë nga një politikan turk, kur marrëdhëniet greko-turke kanë hyrë në një krizë të re, plot tension dhe deklarata të forta nga Mitsotakis dhe Erdogan.

Kryetari i TDP-së (Partia Turke për Ndryshim), Mustafa Sarigul i ka shkuar në shtëpi kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Sarigul ka udhëtuar drejt Athinës dhe me një flamur turk në dorë është shfaqur para Parlamentit të Greqisë, në sheshi Sintagma. Prej aty ai i ka kërkuar kreut të qeverisë greke që të mos kërkojë ndihmë nga SHBA.

“Për momentin jam në Greqi. Mos kërkoni ndihmë nga Amerika. Kërkoni miqësi nga Turqia. Mitsotakis, hiq dorë nga armët. Ejani në paqe, ne jemi këtu”, tha Mustafa Sarigiul në videon që publikoi në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit