“100 fshatrat”, Rama kritika bashkive: Jo vetëm rrugë

Në një takim për “100 fshatrat”, kreu i qeverisë Edi Rama kritikoi bashkitë për më shumë vëmendje ndaj fshatit, jo vetëm në infrastrukturë. Duke iu referuar projekteve për agroturizmin, ai tha se aplikimet nuk ishin as sa numri i bashkive të vendit, dhe për këtë qeveria u detyrua të rihapë thirrjen.

“Rihapëm thirrjen për agroturizmin si rezultat i mungesës së projekteve. Kemi vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme nga buxheti i shtetit që do të jetë mbështetje e drejt për drejtë për ata që investojnë në agroturizëm. Këtu nuk bëhet fjalë për kredi, po për grant, para që jepen për projektin pa asnjë interes nga ana e qeverisë. Numri i projekteve që kemi marrë ka qenë 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi. Kjo është e pakuptueshme dhe e pajustifikuar, tregon sa larg akoma janë bashkitë e reja nga vëmendja që duhet të kemi ndaj pjesës së fshatit. Për të ardhur keq që gjithë diskutimi i krerëve të bashkive, kur vjen puna të fshati është rrugë, rrugë, rrugë. Pa diskutim që rrugët janë të domosdoshme, por edhe mundësia për të investuar në rrugët rurale është e kufizuar. Ndërkohë që ka shumë element të tjerë që duhet të shkojnë paralelisht dhe ka shumë raste konkrete që pavarësisht se rrugët mund të mos jenë në nivelin e duhur investime në agroturizëm sjellin sukses”, tha Rama.

Ai foli dhe për problematikën e mbetjeve urbane në fshatra. “Mbetjet urbane në zonën e fshatit, një problem i madh që ka marrë zgjidhje në disa njolla të caktuara të hartës së Shqipërisë, po ka shumë ende njolla të zeza që duhen adresuar e pastruar nga harta”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?