12 milje det Greqisë, Rama: Deklaratat e Kotzias janë korrekte

“Deklaratat e ministrit të Jashtëm grek janë korrekte”. Është ky konfirmimi i kryeministrit Edi Rama, i cili në studion e “Real Story” në Vizion Plus, pohon se pretendimi i palës greke në negociatat me qeverinë shqiptare për një zgjerim të territorit ujor grek me 12 milje nga deti shqiptar.

Kryeministri tha se 12 miljet janë riregjistruar në OKB që nga viti 1990.

“Së pari unë mund ti siguroj të gjithë, se çka po ndodh është hymni më solem i marrëzisë pseudo patriotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një marrëzi bazuar tek fakti që jo etëm ka injorancë, por edhe një nevojë  për tu kapur me një fjalë e cila është korrekte ajo e ministrit grek, ku lepuri fle diku gjetkë, tek reforma në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i jashtëm ka konfirmuar çka është e shkruar në nenin 3 në konventën ndërkombëtare. 12 miljet janë sot, 12 miljet janë riregjistruar nga Shqipëria në OKB në vitin 1990.

Kush e hapi këtë problem? Greqia e hapi këtë problem apo e hapëm ne. Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjen e 2009.

E hapëm ne, Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,” tha Rama.

Kreu i qeverisë garanton se marrëveshja me Greqinë do të jetë një dokument i ri, dhe jo një korrektim i marrëveshjes së 2009-ës.

“I garantoj shqiptarët se marrëveshja me Greqinë do të jetë e re dhe jo e korrektuar”- tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155527670581523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?