13 vite LSI, Kryemadhi sulmon Ramën: Qeveri e vogël, korrupsion i madh
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka sulmuar sot Kryeministrin Edi Rama duke shprehur bindjen se pavarësisht se u krijua një qeveri e vogël, korrupsioni do të jetë i madh.
“Ndaj, LSI, do të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve për një luftë politike në Kuvend, me nisma politike etj”- tha Kryemadhi.
13-vjetori i themelimit – LSI nis sot fushatën e Përgjegjësisë Sociale
Në kuadër të 13 vjetorit të krijimit të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim do të çelë sot fushatën e Përgjegjësisë Sociale. Bëhet fjalë për një fushatë sensibilizuese, ceremonia e së cilës do të mbahet tek ambientet e shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka” në Tiranë, ku organizatorët kanë menduar që më pas përfaqësues të LRI-së dhe LSI-së të mbjellin disa pemë në sheshin e ish-fushës së Aviacionit. “Të nderuar kolegë. Me rastin e 13 vjetorit të themelimit të LSI, LSI do të zhvillojë nesër (sot) një event në kuadër të fushatës së Përgjegjësisë Sociale. Në këtë event do të mbillen pemë nga anëtarët e LRI-së dhe LSI-së. Në takim do të marrë pjesë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi zhvillohet të shkolla “Dhora LEKA”, te ish-fusha e Avacionit, Tiranë, në orën 11.00”- thuhet në njoftimin e djeshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, Kryemadhi u shpreh e bindur se qeveria e vogël do ketë korrupsion të madh dhe ‘u betua’ për luftë frontale.
“LSI u krijua si një forcë e re politike që solli ndryshime në jetën politike shqiptare jo vetëm në politikë por dhe rini sepse në thelb kishte rininë. Sot e kujtojmë këtë ditë themelimi me dashuri të madhe dhe përgjegjësi sociale ndryshe nga festat e zakonshme. Në këto 13 vite LSI u rrit si forcë politike, në të mirat e saj, sfidat e sakrificat që kaloi gjatë kësaj kohe. Jemi rritur e forcuar më shumë.
Zgjedhjet e 25 qershorit edhe pse të deformuara, 225 mijë e 73 votuesit votuesit kanë qenë heronj që edhe përballë presionit dhe policisë së kriminalizuar i besuan LSI-së. Përgjegjësia sociale ka qenë motoja e LSI-së që në themelimin e saj. Grupi parlamentar do të jetë shumë aktiv, me nisma jo vetëm në shërbim të qytetarëve por do t’i shërbejë edhe qeverisë. Kemi një qeveri të vogël por jemi të bindur që do jetë me korrupsion të madh. Lufta e LSI-së do jetë frontale për të adresuar dhe zgjidhur problemet”, deklaroi Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

