15-vjetori i Malit të Zi, Presidenti Meta: Shqiptarët, kontributor në proceset e integrimit të këtij vendi në NATO dhe BE

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot përfaqësuesit e Malit të Zi për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se pavarësia e Mali të Zi është një ngjarje me rëndësi për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:

“Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi kam kënaqësinë të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme historike jo vetëm për popullin e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroatlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urimet më të mira dhe të sinqerta në këtë përvjetor të shënuar për qytetarët e këtij shteti fqinj dhe mik me Shqipërinë, si dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë atje, të cilët dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

I lumtur, që në këtë ditë të shënuar për Malin e Zi, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, të mikprisja sot në Institucionin e Presidentit edhe përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?