“150 euro në këmbim të votës për PS”, Belind Këlliçi publikon denoncimin e radhës për drejtorin e varrezave të Sharrës
Në adresën e Facebook të kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi vijojnë denoncimet për vjedhje votash dhe hakmarrje nga drejtuesit për ata që nuk iu përgjigjen pozitivisht këtij krimi elektoral.
Pas denoncimit të djeshëm nga banorët e Sharrës për drejtorin e varrezave, Agron Tafa i cili në këmbim të votës për Partinë Socialiste ofron shuma nga 100-150 euro si dhe vend pune, Këlliçi ka publikuar një tjetër mesazh ku tregon se banorët kanë parë disa persona të presin telin që mundëson ndriçimin e rrugës së tyre.
“Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill. Përgjegjësisë për këto akte nuk do t’i shpëtosh dot!”,- shkruan më tej në postim e tij Këlliçi.
Reagimi i plotë:
Dje reagova lidhur me kërcënimet me largim nga puna dhe joshjet deri në 150 euro që drejtori i varrezave të Sharrës Agron Tafa aplikon me vartësit e tij dhe banorët e Sharrës, në këmbim të votës për PS. Pikërisht tani, banorët më sinjalizojnë se kanë parë disa persona të presin telin që mundëson ndriçimin e rrugës së tyre. Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill! Përgjegjësisë për këto akte nuk do t’i shpëtosh dot!
KOHA JONË SONDAZH

