18 dhjetori, dita e fundit e punimeve të Kuvendit për vitin 2014

Në listën e projektligjeve të depozituara në Kuvend janë ai për procedurat tatimore, që parashikon thjeshtim procedurash dhe përcakton fondin e shpërblimit për tatimorët.
Po ashtu, për t’u shqyrtuar e miratuar është edhe marrëveshja e kredisë me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për sektorin e energjisë dhe projektligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë për tokat bujqësore.
Një projektligj tjetër është edhe ai që thjeshton procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve të huamarrjes për ministrinë e Financave, ku Kuvendit i hiqet kompetenca e miratimit të cdo marrëveshje huaje që është në përputhje me nivelin e borxhit publik të përcaktuar në buxhetin e shtetit.
Një moment i rëndësishëm i këtyre javëve të parambylljes së sesionit parlamentar është edhe plotësimi i vendeve vakante në Bankën e Shqipërisë, ku duhet përzgjedhur e votuar Këshilli Mbikqyrës dhe Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë.