FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

18 Qershori – Ankimimi i dytë në Kolegj, sot përcaktohet trupa gjyqësore

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot për të përcaktuar trupën gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e Partisë Aleanca Popullore.

Kjo parti ka dorëzuar një ditë më parë padi kundër vendimit të KQZ për afatin e dorëzimit të listave të kandidatëve nga partitë politike.

Në këtë mënyrë në Kolegj kanë mbërritur tashmë dy ankimime, pasi të mërkurën dorëzoi pranë këtij institucion të njëjtën kërkesë edhe Partia Agrare Ambientaliste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të Opozitës, PAA kërkon pavlefshmërinë e vendimit të KQZ, duke pretenduar se afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve ka qënë mesnata e 28 prillit, dhe jo 29 prilli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shorti për pesëshen e gjyqtarëve që do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Aleanca Popullore do të hidhet në orën 15 30, ndërsa një ditë më parë u përcaktuan 5 gjyqtarët që do të shqyrtojnë padinë e Partisë Agrare Ambjentaliste, ndërsa relator i saj do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?