“18 qershori”/ Peter Tejler, shefi i misionit të OSBE/ODIHR që do monitorojë zgjedhjet
Ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërrijë misioni i OSBE/ODIHR i cili do të monitorojë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri.
Në një njoftim për shtyp, thuhet se ky delegacioni do të kryesohet nga ambasadori Peter Tejler, i cili ditën e nesërme do të prantojë edhe rolin dhe aktivitetin e misionit.
“Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE / ODIHR dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veprojnë veçmas dhe në mënyrë të pavarur sipas mandateve të tyre”, thuhet në njoftim.
Konferenca e shefit të misionit vëzhgues të OSBE /ODIHR do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00.
KOHA JONË SONDAZH

