FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

25 qershori/ Rama mbledh deputetët e kandidatët e PS për organizmin dhe koordinimin e fushatës

Pas arritjes së marrëveshjes dy ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku u vendos që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 25 qershor, dhe kur e ndajnë pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, kryesocialisti Edi Rama ka ndezur motorët e saj. Për këtë arsye kryeministri thirrri në një takim urgjent pasditen e sotme të gjithë deputetët e PS-së si dhe kandidatët për deputetë, për të diskutuar pikërisht për fushatën zgjedhore.

“Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë vendosur të mbajnë një mbledhje urgjente me të gjithë deputetët e GPS dhe me kandidatet për deputetë në garën e zgjedhjeve për Kuvend 2017. Mbledhja e cila do të mbahet në ambjentet e Xibrakut në Tiranë, nesër, ditën e shtunë 20 maj, ora 19:00, është një mbledhje me shumë rëndësi për organizimin e fushatës dhe koordinimin e saj në të gjithë territorin, prandaj jeni të lutur për të qenë të pranishëm”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë për deputetët dhe kandidatët socialistë në garën e 25 qershorit, ku siç thuhet në njoftim, bëhet fjalë për një mbledhje shumë të rëndësishme.

Nderkohë, pas takimit, do të shtrohet dhe një darkë tek “Xibraku”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

rama-2

Në fotot e siguruara nga BalkanWeb, ai duket se ka mbërritur vetëm dhe është ulur për disa minuta në barin e lokalit. Në dorë ka pasur një dosje dhe ka firmosur diçka.
rama-4

rama-3

Kryeministri është parë më pas të flasë në telefon pa iu afruar askush prej deputetëve apo të besuarve të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?