26-vjetori/ Luan Rama sulmon Rilindjen: Vlerat e PS-së s’mund ti tjetërsojë Rilindja e tepsisë me ndërrim ngjyrash dhe simbolesh

Nënkryeari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, teksa i uron të gjithë anëtarëve të thjeshtë të PS-së që u përfshinë në beteja të mëdha politike, ka dhe një mesazh për “Rilindjen”, duke i kujtuar se vlerat e PS-së dhe socialistëve nuk mund të tjetërsohen nga Rilindja e tepsisë, dhe as nuk mund ti mohohen duke ndërruar ngjyrën e flamurit, apo simbolet e Partisë Socialiste.

“Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, te solidaritetit e humanizmit,që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi rregjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë as nuk mund ti tjetërsojë dhe as nuk mund ti mohojë duke ndrruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste”- thekson Luan Rama në mesazhin drejtuar socialistëve të cilët përkujtojnë sot 26 vjetorin e themelimit të PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?