3 kandidatët burra (PS, LSI, PD) në garën për Bashkinë e Kavajës (FOTO)
Nuk ka më supriza. PS, PD dhe LSI janë përballë edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. Më 25 Qershor 2017, Kavaja nuk voton vetëm për Qeverinë e madhe por dhe për atë lokale. Partitë kanë regjistuar edhe në KQZ, kandidatët përkatës.
Marrëveshja mes Kryeministrit, Edi Rama dhe Kreut të opozitës, Lulzim Basha që i dha fund krizës politike, në njërën prej pikave ka edhe zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kavajës, në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.
Komsioni Qendror Zgjedhor, pak ditë më parë, miratoi zyrtarisht 26 majin si afatin e fundit për regjistrimin e kandidatëve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Kandidatët
Me fytjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhje, Partia Socialiste ndërroi kandidatin e saj. Edhe pse kandidati për zgjedhjet e 7 majit, Klodian Shehi deklaroi se do të ishte sërisht ai kandidat i PS-së për Bashkinë e Kavajës. Nuk dihet arsyeja e ndërrimit por në zgjedhjet e 25 qershorit PS-ja do të garojë me Dorian Muratin. Dorian Murati më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të ALUIZNI-t në Kavajë, ndërsa aktualisht prej disa muajsh është Drejtori i OSHEE-së.
Nga kampi opozitar, kandidat është Isa Sakja, i cili është edhe kryetari i degës së PD-së në Kavajë. Në një intervistë dhënë për “Koha Jonë”, pak javë më parë, Sakja pohoi se dega e PD-së në Kavajë, është e mirë përgatitur për të fituar Bashkinë.
Lëvizja Socialiste për Integrim në ditët e fundit vendosoi të garojë më vetë në këto zgjedhje. Kandidati i saj është Maksim Kona, 59-vjeçari me profesion inxhinier. Zoti Kona prej vitesh ka punuar mes Italisë dhe Kavajës.
Kandidati i PD-së, Isa Sakja

Kandidati i PS-së, Dorian Murati

Kandidati i LSI-së, Maksim Kona

KOHA JONË SONDAZH

