FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

38 konsuj nderi, Cakaj u heq targat diplomatike

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njofton një tjetër lëvizje në trupën diplomatike. Cakaj u heq targat diplomatike të gjithë konsujve të nderit të Shqipërisë. Targat CD u jepnin konsujve imunitet nga kontrolli policor.

“38 konsuj nderi të Shqipërisë, përdorin një automjet me targa kombëtare dhe me një shenjëNë shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë. Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike. Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme”,- u shpreh Cakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?