48 orë pas marrëveshjes “magjia shuhet”, Rama sulmon PD: Kërcënim i madh pasi…
Ka zgjatur vetëm 48 orë “magjia e marrëveshjes” Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike, pas 90 ditë qëndresë e PD-së në çadër. Dy ditë pas orëve të tejzgjatura për të gjetur negociatat e duhura me kreun e PD-së, Lulzim Basha, sot kryeministri Edi Rama ju rikthye sulmin për PD-në, duke e quajtur atë kërcënim të madh për vendin.
Në një takim me fermerët në Progër të Korçës, Rama u shpreh se sot “jemi në kushte krejt të ndryshme nga 48 orë më parë pas marrëveshjes me PD”.
Sipas tij, tashmë do ”shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do kemi përballë PD që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së skuadrës, vizionit dhe aftësisë për të bërë shtet”.
Rama nënvizoi se ajo që PD ka treguar historikisht dhe që ka treguar deri 48 orë përpara ka treguar se nuk dinë të bëjnë shtet, por ta cmontojnë shtetin, ajo që kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapa është katastrofë.
“Nëse marrëveshja që kemi bërë uroj e shpresoj të funksionojë, për të cilën asnjë nga ata që rrinë në TV nuk flet, por çorodit njerëzit kot, që lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar si e kemi bërë luftën e vërtetë politike me kacafytjen e njerëzve me njerëzve, baltën e sharjet, por të hyjmë në një fazë ku jemi kundërshtarë, e kemi 1001 gjëra për të cilat s’bëhemi dot bashkë, ama në fund të ditës jemi përfaqësues të popullit dhe nuk na ka borxh asnjë prind, socialist apo demokratë, që sa herë del Kuvendi në TV të vënë pullë të kuqe e të heqin fëmijët sikur është film pornografik. Sheh Saliun në TV fëmija e thotë ca më thotë mua prindi, e bam e bum, shkatërrim i madh i një lufte pa sens, unë shpresoj shumë që kjo pjesë të funksionojë”,- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

