48 orët e ferrit në zyrën e Lulzim Bashës

Në zyrën e Lulzim Bashës ka filluar një “betejë” e vërtetë, mitingjet, vendtakimet që Basha ndoshta i ka zhvilluar herë pas here me njerëz gjatë fushatave, tani po zhvillohen në oborrin, korridoret, paradhomën dhe zyrën e tij.

Në 48 orët e fundit, zyra e Lulzim Bashës ka qenë e pushtuar jo vetëm nga aleatët, me të cilët është duke përfunduar marrëveshjen e tij politke, por nga qindra njerëz që kërkojnë të jenë pjesë e listave.

Ka demokratë, ka kryetarë degësh, ka servilë, ka aleatë të vegjël, ka sharlatanë, ka të mbivlerësuar, apo të vetëvlerësuar, lloj-lloj njerëzish që kanë zënë radhë për të takuar Bashën, duke shpresuar se do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaq shumë njerëz, sa 48 orët e fundit, zyra, paradhoma, korridori dhe oborri i PD dhe Lulzim Bashës, nuk kanë parë në katër vite opozitë të PD. Ndoshta një dyndje e tillë ka qenë në momentin përpara zgjedhjeve lokale, dy vite më parë dhe tani rikthehet e njëjta situatë, por është shumëfishuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një situatë që ndoshta as vetë Basha s’e kishte parashikuar dhe tani është momenti i fundit, ku kreu i PD duhet të paraqesë përpara shqiptarëve një listë kandidatësh, e cila mund të ishte fillimi ose fundi i epokës së Lulzim Bashës.

Një moment delikat për kreun e PD, pasi në çdo qark të Shqipërisë ka pretendentë, ndërkohë janë përfaqësuesit dhe pjesa tradicionale, nga ana tjetër intelektualë apo të rinj që pretendojnë, përballë tyre janë edhe “elita” e re e Lulzim Bashës, apo edhe servilët rreth tij që gjithmonë pretendojnë më shumë se sa të tjerët.

Të gjithë këta faktorë duhen analizuar dhe lista duhet të jetë sa më përfaqësuese, por edhe të mos zhgënjejë elektoratin shqiptar. Vetëm kështu kreu demokrat, do të mund të maksimalizonte votat ndaj tij. Në të kundërt 28 orët e ferrit në paradhomën dhe oborrin e tij, mund t’i kthehen më tej në orët e braktisjes së madhe./CityNews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?