FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

48 orët vendimtare të Bashës, “presion” për listën nga grupi dhe aleatët

Selia blu është me sytë nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Pas 90 ditëve në çadër, kreu Basha pritet të vlerësojë opozitarët që ishin aktivë. Duket se për Bashën ky 48 orësh do të jetë ndër më intensivët të karrierës së tij, derisa të vendoset marrëveshja me aleatët dhe të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë.

Ndërkohë 48 orë para dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë në KQZ, deputetë të sigurt në listë duket të jenë 12 anëtarët e grupit të punës.

Afati është deri në mesnatën e së premtes por kreu Basha duhet të tregohet i kujdesshëm në mënyrë që të ruajë marrëdhëniet mes të tijëve; pra si me demokratët që nuk do t’i përfshijë në listë po ashtu dhe me aleatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PR-së Fatmir Mediu thotë se për të shmangur shkrirjen e partive të vogla duhet shqyrtuar ideja e një konfederate të djathtë, ku secila prej partive të jetë peshën e saj në bazë të rezultatit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista përfundimtare e kandidatëve të partive të opozitës pritet të zyrtarizohet të premten në mbrëmje kur është edhe afati final i regjistrimit në komisionin qendror të zgjedhjeve. Por ende gjithçka është në diskutim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?