FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 orë takim, Rama dhe Basha dalin nga Pallati i Kongreseve

Ka përfunduar pas 5 orësh takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Pallatin e Kongreseve. Ky është takim i dytë brenda 24 orëve, pas takimit të mesnatës ku u deklarua arritja e një marrëveshje.

Bisedimet nisën rreth orës 10:00 të mëngjesit. Basha ka qenë i shoqëruar prej Oerd Bylykbashit dhe Edi Rama nga sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçi.

Për disa orë, Basha dhe Rama i kanë nxjerrë jashtë bashkëpunëtorët Agaçi dhe Bylykbashi dhe kanë qëndruar vetëm për vetëm për të diskutuar detajet e paktit. Pas takimit, PS dhe PD do të mbledhin kryesitë dhe grupet parlamentare për të marrë vendimin për marrëveshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data 25 qershor konfirmohet nga disa burime si data e zgjedhjeve, një nga kërkesat kryesore të Ramës që të mos shtyheshin përtej qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Palët kanë filluar të ndajnë se cilën pjesë të shtetit do të kontrollojë PD. Informacionet janë të rezervuara sepse bëhet fjalë për pikat kyce të shtetit, ku mund të kontrollohet administrata.

25 qershori mund të konsiderohet një datë interesante, sepse nëse nuk bëhet me ndryshim të Kodit Zgjedhor, do të bëhet nga KQZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?