“56% e shqiptarëve duan të ikin, asnjë koment. Iku Hushi, nuk pushojnë lajmet…”
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas debatit publik lidhur me largimet e artistëve nga vendi ynë. Në një postim në facebook, Manjani shkruan se njeriu është kthyer në një statistikë, duke iu referuar faktit që kur Gallup raportoi se 56% e shqiptarëve donin të iknin nga vendi, nuk pati reagim të tillë masiv, ndërsa në rastin që dikush është i njohur ndizet një debat publik.
Statusi
Kur Gallup raportoi se 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi i tyre, u kalua me një lajm e me disa deklarata politike të thata. Komente thuajse skishte fare…
Kur Agim Hushi apo Shpëtim Saraçi shprehën publikisht zgjedhjen e tyre për t’u larguar nga Shqipëria, nuk pushojnë lajmet e nuk mbarojnë komentet….
Prandaj dhe politika ka “gjetur rehat”, kur flet gjithnjë me përqindje….
X apo Y përqind është thjesht një statistikë. Njerëzit nuk shohin asgjë të veten në atë përqindje ndaj flenë të qetë…
Ndërkohë gjithmonë shpallet “fajtor” individi, veçanërisht ai që flet… “U bë ai/ajo të flasë”…
Ndërkohë njeriu/njerëzit që janë shkaktarë të problemit, skanë faj!!!
Sëmundje e rëndë kjo…
KOHA JONË SONDAZH

