75-vjetori i çlirimit të Skraparit, Meta: Të jemi të bashkuar rreth vlerave të LANÇ
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Skrapar, me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të rrethit në fjalë. Meta e cilësoi këtë ngjarje si të shënuar jo vetëm për Skraparin, por shumë të shënuar për gjithë popullin tonë.
“Një ngjarje që ndodhi vetëm pak ditë para Konferencës së Lavdishme të Pezës. 5 shtatori, një ngjarje shumë e rëndësishme sepse i dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimi se vendi mund të çlirohej, që pushtuesi mund të thyhej”, tha Meta.
Më tej kreu i shtetit shprehu vlerësim për Skraparin, duke u shprehur se “Skrapari i dha mbi 2 mijë partizanë LANÇ, i dha 300 dëshmorë. Populli i Skraparit nuk do i harroj sakrificat dhe heroizmat e patriotëve të tij. Në Skraparin e çliruar u mbajt kongresi i parë i rinisë antifashiste. Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar rreth vlerave të L.A.N.Ç, rreth vlerave më të mira të lirisë, të atdhedashurisë”.
KOHA JONË SONDAZH

