75-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta: Të bashkohemi për të mirën e Shqipërisë
Në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për bashkim në të mirë të vendit dhe shqiptarëve. Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohje për të gjithë ata që pa dallime politike morën pjesë në këtë përvjetor.
Meta: Ndaj jemi këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë për gjithë ata përfaqësues që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan këtu në Pezë për një qëllim të përbashkët dhe madhor, për çlirimin e vendit nga okupatori.
Peza u gjakos dhe u dogj si asnjë krahinë tjetër në Shqipëri, sepse ajo sfidoi okupatorin nën hundët e tij.
75 vjet pas konferencës së Pezës kemi edhe një koicdencë kuptimplotë. Mblidhen Shefat e Shtabeve të gjithë ushtrieve të vendeve anëtarë të NATO-s në Tiranë.
Konferenca e Pezës e vendosi Shqipërinë në rrugën e duhur dhe në aleancën e duhur, në aleancën e lirisë të asaj kohe. Mesazhet e saj duhet tia përshtasim të tashme dhe të ardhmes, duke gjetur gjithmonë forca dhe vetëdije për tu bashkuar dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

