8 “dashuritë” e BE-së për Shqipërinë, Vasili: E do vendin me drogë, të rrënuar
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në facebook, ka renditur 8 ”dashuritë” që sipas tij, ka Ambasada e BE-së në Tiranë. Vasili shkruan se BE-ja në Tiranë e do vendin me drogë dhe me drejtësi në dorën e PS-së.
Vasili shton se BE-ja në Tiranë e do vendin të braktisur nga shqiptarët, ndërsa opozita do që të gjithë shqiptarët të jetojnë në atdheun e tyre. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, thekson se kurrë nuk do ta pranojnë një Shqipëri siç BE-ja e dëshiron.
”BE në Tiranë e “do” vërtet Shqipërinë por atë Shqipëri që shkon në humnerë, ndërsa ne nuk e duam atdheun tone të mjeruar, të varfër, të dëshpëruar e pa të ardhme. Pra BE në Tiranë me të vërtetë e do më shumë Shqipërinë se sa ne. E keqja është se ne kurrë nuk duam dhe do ta refuzojmë shumë rreptë një Shqipëri si kjo që do BE në Tiranë, edhe sikur kjo e fundit te na thotë këtë në shumë gjuhë përfshirë këtu anglisht e sidomos kroatisht”,-shkruan Vasili në facebook.
Statusi i plotë i Vasilit
BE në Tiranë e “do” Shqipërinë më shumë se shqiptarët vetë.
BE në Tiranë na ka bërë me turp të gjithë në shqiptarëve me dashurinë e saj “të përvëluar” për Shqipërinë.
BE në Tirane po na “mëson” vërtet ta duam atdheun tonë.
BE në Tiranë e do Shqipërinë edhe me drogë, ndërsa ne nuk dimë ta duam atë me drogë.
BE e do Shqipërinë me drejtësi të partisë në pushtet, ndërsa ne e duam me drejtësi të barabartë për të gjithë.
BE në Tiranë e do Shqipërinë edhe të plaçkitur me koncesione, ndërsa ne jemi kundër vjedhjes parave publike dhe mundit e djersës së mijëra shqiptarëve.
BE në Tiranë e do Shqipërinë edhe të braktisur nga dhjetra mijë shqiptarë, që emigrojnë në dhe të huaj, ndërsa ne duam që të gjithë shqiptarët të jetojnë në atdheun e tyre.
BE në Tiranë e “do” vërtet Shqipërinë por atë Shqipëri që shkon në humnerë, ndërsa ne nuk e duam atdheun tone të mjeruar, të varfër, të dëshpëruar e pa të ardhme. Pra BE në Tiranë me të vërtetë e do më shumë Shqipërinë se sa ne.
E keqja është se ne kurrë nuk duam dhe do ta refuzojmë shumë rreptë një Shqipëri si kjo që do BE në Tiranë, edhe sikur kjo e fundit te na thotë këtë në shumë gjuhë përfshirë këtu anglisht e sidomos kroatisht.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

