FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

800 aplikime për punë në adresën e Ramës. Kryeministri sqaron shqiptarët për procedurën

Vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli nismën për punësimet në administratë, në adresën e tij, shqiperiaqeduam@kryeministria.al kanë mbërritur 800 aplikime.

Nisur nga numri i madh i qytetarëve të interesuar, Rama ka sqaruar se kjo adresë nuk është zyrë pune. Ai thotë se kërkesat do tu dërgohen institucioneve përkatëse.

Sqarimi i Edi Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderim&Sqarim

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit! Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive. Është një adresë për këdo mendon se ka se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicon të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam. Të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse. Edhe njehere faleminderit të gjithëve?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?