A do e bësh dot “Zonjën e Parë”? Si përgjigjet Monika Kryemadhi
Për Monika Kryemadhin Zonja e Parë është thjesht një titull ceremonial, të cilin ajo publikisht e ka deklaruar se nuk e preferon mbi të gjitha kur Kushtetuta e Shqipërisë nuk e parashikon.
Por edhe nëse do të duhet ta bëjë për tu shfaqur krah Ilir Metës, bashkëshortit të saj, tashmë si president i Republikës së Shqipërisë, Kryemadhi thotë se do ja dalë më së miri, pasi ajo zonjë ka qenë gjithmonë. Këtu, deputetja e LSI-së i referohet zonjës si grua e shtëpisë.
“Unë zonjë e parë kam qenë për vetën time gjithmonë. Mos na ngatërro më Zonjën e parë na mjafton ky zonjëlliku në jetën i përditshme ngrihemi në mëngjes, takojmë njerëz merremi me fëmijët, edhe Ami është zonjë e parë.
Institucioni i Zonjës së parë është i nderuar por Shqipëria nuk e ka atë staf është një vend është i varfër për të patur këtë lloj institucioni,”-përfundon Kryemadhi.
E ftuar e mbrëmjes në emisionin “Xing me Ermalin”, Monika Kryemadhi tha se do të vijojë të bëjë punën e deputetes, sic ka ndodhur deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

