A do fitojë në Gjermani, kancelarja Merkel?

Angela Merkeli është programi elektoral i CDU. Ajo do ta drejtojë vendin me pragmatizëm dhe inovacion në të ardhmen – duke përfshirë edhe globalizimin. Në vitin 2015 ajo ishte në presion – por arriti ta marrë kthesën.

Ndodhesh i ulur në ndonjë kafene në një nga taracat e çative në kryeqytet – dhe nga qendra e pushtetit para teje ngrihet një helikopter.  Kjo tani thuajse ndodh përditë: Angela Merkeli rrugës për në Gjermaninë Jugore, Perëndimore dhe Veriore, shumë shpesh në Lindje. Merkeli në udhëtim në fushatën elektorale.

Më shumë se 50 paraqitje në fushatën elektorale do të ketë kryer kryetarja e CDU deri në 24 shtator. Gjithmonë janë disa mijëra dëgjues, para të cilëve flet ajo. Nganjëherë janë disa, në raste të tjera pak qindra prishës të qetësisë nga skena populiste e djathtë ose ekstreme e djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

63-vjeçarja është në qendër të çdo aktiviteti elektoral të CDU-së dhe në qendër të të gjithë fushatës elektorale. Dhe gjithmonë ajo që ka rëndësi – si në 2013 dhe në 2009 dhe më fort se në 2005-ën – është Merkeli vetë. Fushata elektorale e partisë në pushtet është gjithmonë fushatë elektorale e kancelarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temë vendimtare kriza e refugjatëve

Qendra e pushtetit e Republikës së Berlinit është Zyra Kancelarore. Në këtë mënyrë Merkeli nganjëherë duket si presidente e Gjermanisë. Nga pikëpamja tematike për të ka rëndësi e gjitha. Gjermania. Siguria, roli i Gjermanisë në botë, integrimi i qytetarëve të rinj – e thënë në mënyrë të përgjithësuar – për të ka rëndësi sa mirë ndihen gjermanët në vendin e tyre. Temën e “refugjatëve” ajo nuk e përmend gjithmonë, kur e përmend më tepër në kuadër të perspektivës evropiane. Kjo në një kohë kur viti 2015, me pranimin e qindra-mijëra refugjatëve, mund të thuash që për të qe një vit me rëndësi vendimtare. Si një kancelare helikopteri ulet ajo në fushatë elektorale mbi temat e opozitës, ashtu si i bën të sajat, që prej 2005 si kancelare me sukses dhe në mënyrë pragmatike tema të preferuara të çdo ngjyrimi politik. Dhe Merkeli është me udhëtimet e saj të shumta fizikisht të mundimshme, kryediplomate. Ajo dikur mund të bëhej edhe sekretare e përgjithshme e OKB-së.

Tag der Offenen Tür der Bundesregierung Bundeskanzlerin Angela Merkel (picture-alliance/dpa/J. Büttner)

2015-a fjala “merkeln” ishte një ndër “fjalët e preferuara të rinisë”. Ajo kishte kuptimin “të mos bësh asgjë, të mos marrësh asnjë vendim”. Pastaj erdhi vendimi i fuqishëm i Merkelit për pranimin e refugjatëve. Dhe “merkeln” u harrua – me të drejtë. Sepse me emrin e saj janë të lidhura vendosje piketash në çështje bazë dhe të debatueshme të shoqërisë: eleminimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për shembull, braktisja e energjisë atomike, së fundi vendimi parlamentar i martesës për të gjithë. Këtë javë, ajo tha se “ka krijuar përshtypjen se kjo më tepër ndikoi në paqëtimin e diskutimit shoqëror”.

Tabloja e përgjithshme

Duke pasur parasysh partinë ajo thotë se, “vlerat bazë të CDU-së” kanë mbetur të pandryshuara, “këto janë rrënjët, prej të cilave ne ushqejmë politikën tonë”. Kjo përputhet me vështrimin e saj ndaj tablosë së përgjithshme.

Kancelarja lejoi që në vitin 2015 dhe sërish në 2017 ta intervistojnë yje të rinj në skenës së youtube-t. Takimet me kulturën e të rinjve janë të detyrueshme. CDU-ja, partia e saj me një moshë mesatare 60 vjeç, e inskenon veten me një “program përmes të cilit mund të kalosh” në një ambjent të të rinjve.

Duke u moshuar, Merkeli fiton padyshim një seriozitet të ri, krejt të çlirët, ndaj adoleshentëve. Ajo i nxit ata që të tregohen kureshtarë, të kërkojnë dhe për inovacione. “Tani prapë mendoni: Gjyshja po na tregon për luftën”, bën shaka ajo me të rinjtë. Por te ish-shkencëtarja vihet re gëzimi në përcjelljen e ideve dhe në pasjen e një qëndrimi personal. Me to ajo dëshiron të vijë në mandatin e saj të katërt si kancelare e Gjermanisë. (DW)

Martin Schulz-i, optimisti

“Unë do të bëhem kancelar”, thotë kandidati i SPD-së, Martin Schulz. A do ta arrijë dot këtë? Në sondazhe CDU-ja e Merkelit është shumë përpara. Kush është ky burrë që e sfidon kancelaren?

Bericht aus Berlin mit Martin Schulz (picture-alliance/dpa/J. Carstensen)

Viti elektoral 2017 nisi për Martin Schulz-in me një fluturim në lartësi: Schulz u bë kandidat për kancelar i socialdemokratëve, pasi kryetari i SPD, Sigmar Gabriel hoqi dorë – dhe pas kësaj i injektoi “hallës së vjetër SPD” një injeksion të vërtetë adrenaline. Vlerat në sondazhe u ngjitën në qiell, SPD që dukej e mbuluar nga pluhuri, krejt papritur u bë shumë moderne. Mijëra anëtarë të rinj hynë në parti. Demoskopët e shpjeguan këtë me faktin që europolitikani Martin Schulz qe “i pakonsumuar” në politikën e brendshme dhe kjo zgjonte shpresa për ndryshime.

Por çfarë karriere ka ky burrë, që i dha krahë SPD-së? Karrierën e tij politike, socialdemokrati 61 vjeçar nuk e bëri në politikën federale, por në Parlamentin Evropian në Strasburg. Në vitin 2012 ai u bë President i tij – një post që përshtatej me të dhe të cilin ai e donte. Vetëm me vështirësi pranoi Schulz-i faktin që nuk qe në gjendje ta zgjaste mandatin e tij edhe përtej janarit 2017. Prandaj ai u orientua nga Berlini, ku SPD po riorganizohej edhe para zgjedhjes së ministrit të Jashtëm, Frank Walter Steinmeier President të Gjermanisë.

Me 100 përqind në krye

Vërtet që Schulz nuk u bë ministër i Jashtëm – por u bë kandidat për kancelar dhe kryetari i ri i SPD. Atij udhëheqja e partisë i besonte se kishte më shumë aftësi për ta shqetësuar Angela Merkelin. Në fund të fundit, Schulzi nuk ishte anëtar i qeverisë së përbashkët të SPD dhe CDU/CSU.

Martin Schulz als Karnevalsfigur, Rosenmontag Düsseldorf (picture-alliance/dpa/I. Fassbender)

Edhe baza qe entuziaste: një kongres i veçantë partie e zgjodhi Schulzin në mars 2017 me njëqind për qind të votave kryetar të ri të Partisë Socialdemokrate Gjermane, SPD. Jo vetëm fjalimet e tij u pritën mirë, por mbi të gjitha aftësia e tij për të komunikuar me njerëzit, për t’i motivuar.

“Unë isha fare përtokë”

Një fillim të mbarë në jetën profesionale, Martin Schulzi, që u rrit në qytetin e vogël Würselen pranë Ahenit, e hodhi dëm: në moshën 17 vjeçare ai donte të bëhej patjetër futbollist profesionist dhe për këtë nuk e mbaroi maturën. Për shkak të një plage të rëndë që mori, iu desh të ndahet nga futbolli dhe nisi të pijë. Në fund ai përfundoi në rrugë si alkoolist i papunë, prej ku e tërhoqi i vëllai dhe shokët e partisë. “Dikur kam qenë fare përtokë”, thotë Schulzi vetë për këtë kohë. Pasi e mori veten, ai hapi një librari në Würselen. “Leximi është esenca e jetës sime”, thotë Schulzi që është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kur ishte vetëm 31 vjeç ai u zgjodh kryetar i bashkisë së Würselenit dhe në vitin 1994 hyri në Parlamentin Evropian, President i të cilit u bë në vitin 2012.  Por njohuritë e tij të thella në politikën evropiane e ndihmuan Schulzin vetëm pak: profili i tij në politikën e brendshme mbeti për një kohë të gjatë i turbullt. Schulzi përfaqëson “gjithçka, me përjashtim të përmbajtjeve”, talleshin me të kritikët. Më vonë ai paraqiti një program partiak, që ndër të tjera parashikon investime prej miliardash në sistemin arsimor.

Por në zgjedhjet në lande, në  Landin e Zarës, SPD nuk arriti ta largojë nga pushteti CDU, në Shlesvig-Holshtajn dhe në landin e Rinit Verior -Vestfalisë ai e humbi postin e kryeministrave socialdemokratë të landeve përballë CDU-së. Ndërkohë, vlerat në sondazhe për SPD kanë rënë sërish në nivelin para pranverës – në rreth 20 përqind. Kjo vetëm e nxit Martin Schulzin. Ai ndërkohë sulmon edhe vetë kancelaren: ajo “fluturon” dhe “ka humbur kontaktin me realitetin”, thotë ai. Shumë zgjedhës janë ende të pavendosur – dhe për votat e tyre Schulz do të luftojë deri në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?