A është i Saimir Tahirit, ky jaht?
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke publikuar një fotoje të një gomoneje, pretendonte se ajo ishte e ish-ministrit të Brendshëm Saimri Tahrit, e cila ishte hequr nga porti.
“Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone qe është hequr sot nga porti ka qene e Tahirit”., -shkruante Basha në profilin e tij në ‘Facebook’.

Por, lidhur me këtë pretendim të kreut të PD-së, ka reaguar zv/ Drejtor i përgjithshëm ekzekutivi Autoriteti Portual Durrës Artjan Qirici, i cili sqaron se nuk bëhet fjalë për asnjë gomone në pronësi të Tahirit.
“PER CILEN NGA GOMONET E KENI FJALEN JU z.LULI? Ditën e sotme porti i ri i Peshkimit i “uzurpuar” nga skafet dhe yacht-et privat ju kthye përfundimisht sektorit të peshkimit, Me dhjetra ishin skafet, (nder to shume gomone) qe për këtë arsye dolën nga dalja nr.4 e Portit të Durrësit.”, -shkruan ai në profilin e tij në ‘Facebook’.
Basha dhe opozita kanë hedhur akuza të forta ndaj Tahrit, se ai është poseduesi i një gomoneje, të cilin e përdorë për trafik droge.
Të gjithë këto deklarata bëhen në një kohë, që ndaj Tahirit prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e tij, për favorizim të grupit të ‘Habilajve’, të akuzuar për trafik droge. /GazetaExpress./



KOHA JONË SONDAZH

