A është Shqipëria vendi i zgjedhur nga BE për kampin e refugjatëve?
Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka i propozuan sot Brukselit, si zgjidhje përfundimtare për refugjatët nga Lindja e Mesme, ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.
Kancelari Kurz nuk e bëri të ditur emrin e shtetit që ka pranuar të strehojë të gjithë emigrantët e paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane.
“Kemi ndërmarrë një iniciativë që e kemi koordinuar me disa shtete të tjera të BE-së. Unë mendoj se kur njerëzit lëvizin ilegalisht nëpër Evropë, ata mund të zgjedhin destinacionin që preferojnë për të paraqitur kërkesën për azil. Kjo nuk është qasja e duhur, nuk duhet të ndodhë. Propozimi ynë është që këtyre njerëzve që janë në kërkim të azilit t’u ofrohet mbrojtje humanitare jashtë kufijve të BE-së, në një vend brenda kontinentit tonë. Në këtë mënyrë këtyre njerëzve mund t’u ofrojmë mbrojtjen humanitare nëse është e nevojshme, por ata nuk do të mund të zgjedhin shtetin që kanë dëshirë të kërkojnë azil. Kemi nisur kontaktet për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe ka progres deri tani në diskutimin e kësaj çështjeje”,- tha Kurz.
Në vizitën e zhvilluar në Austri një javë më parë, Edi Rama foli në mënyrë të paqartë për një rrugë të re për emigrantët që kalon nga Shqipëria. “…Më vjen shumë mirë që kemi harmoni të plotë me Kancelarin përsa i përket çështjes së shfaqur të një mundësie të një rruge të re në Ballkanin Perëndimor përmes Shqipërisë të migrantëve që tentojnë të lëvizin nga Greqia për të ardhur në Europën Qendrore. Kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese, por që për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh, ama na duhet një bashkëpunim i ngushtë dhe i menjëhershëm për të shmangur rishfaqjen e skenave që shqetësuan, madje tronditën Europën në vitin 2015. Kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë dhe patjetër, edhe me vendet e tjera të interesuara për këtë proces“,- tha kryeministri në konferecën me kancelarin Sebastian Kurz disa ditë më parë.
Krahas ngritjes së kampit më të madh të refugjatëve jashtë kufijve të BE-së, Austria ka propozuar në takimin e Ministrave të Brendshëm të shteteve nga ku po kalon rrjedha e re e refugjatëve, që të mbrojnë kufijtë e tyre me forca ushtarake. Disa ditë më parë, Kryeministri bullgar Borisov propozoi që edhe luftëtarët e kthyer të Shtetit Islamik të administrohen nga një qendër koordinimi në kryeqytetin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

