FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A janë në një qëndrim BE dhe SHBA në raport me ish-kryeministrin Berisha?

A janë në unison BE me SHBA në raport me ish-kryeministrin Berisha?
Pas 6 marsit kur Berisha tregoi se mbetet lideri i PD-së dhe opozitës, duket se ka filluar të ndryshojë qëndrimi europian në raport me Uashingtonin zyrtarr, përsa i përket Berishës.
Sot ambasadori i ri Republikes së Çekisë në Tiranë, Karel Urban shkoi dhe takoi ish-kryeministrin demokrat.
Pas takimit Berisha shkruan: “Prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti të falenderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmen e çmuar dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada.
Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur”- citon ish-kryeministri Berisha.
Natyrisht që një ambasador i një shteti, anëtar te BE, nuk është tregues se Brukseli ka tjetër qëndrim, por deri tani nuk ka patur asnjë shtet europian që ka miratuar nongraten-Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?