A mund të ndryshohet data e zgjedhjeve? Reagon Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me mundësite për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në Facebook deputeti Bylykbashi thotë se Kushtetuta parashikon që zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore që i paraprin fundit të mandatit, pra që i paraprin 9 shtatorit 2017.

Sipas tij Kushtetuta përcakton se periudha zgjedhore përcaktohet nga Kodi Zgjedhor, dhe “e vetmja gjë qe detyron Kushtetuta është që data e zgjedhjeve të caktohet para fundit të mandatit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai sqaron se data 18 qershor e dekretuar nga Presidenti Nishani për zgjedhjet parlamentare është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHPJEGIMI I PLOTË

Shpjegim i thjeshtuar për Kryeministrin dhe ndonjë analist për datën e zgjedhjeve.

Dëgjova mbrëmë një analist qe fliste me “kompetence” se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e datës se zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin qe e refuzonte ndryshimin e datës dhe me vinte për te qeshur, sepse bashke me një koleg i kemi shkruar këto dispozita te Kushtetutës ne 2008. Le ta mbyllim një here e mire këtë argument qesharak.

Kushtetuta nuk cakton asnjë date për zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton rregullin qe llogarit vetëm fundin e mandatit i cili është data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta përcakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhën zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta përcakton se periudha zgjedhore përcaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gjë qe detyron Kushtetuta është qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) janë dy: e pranverës 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtës 15 shtator – 30 nëntor.

Presidenti mund te caktonte datën ne një nga dy te dielat e fundit te periudhës zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi datën 18 qershor.

Pra data është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nëse Kodi do caktonte një periudhe tjetër para 9 shtatorit, data do ishte një tjetër dhe jo 18 qershori.

Nëse parlamenti vendos qe për këto zgjedhje apo gjithmonë, periudha e zgjedhjeve te jete një periudhe tjetër, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetëm 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetutën.

Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori është e Diela e fundit para datës 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetëm duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetutën.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas datës 9 shtator? Po! Mjafton një dispozite tranzitore e thjeshte qe është shume me pak e shëmtuar se ai aneksi i tmerrshëm qe u miratua për reformën ne drejtësi qe nuk e ka asnjë kushtetute e botes.

Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua për te shtyre datën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet ishin dekretuar për datën 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte një date te re jo me vone se 20 shkurt 2007.

Presidenti i dekretoi për datën 18 shkurt 2007. Nëse nuk e mbani mend, shihni këtë foto. Ndërsa Kryeministri dhe analisti te lexojnë nenet me sipër dhe Kodin Zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?