A prekesh nga reforma në Drejtësi? Rama: Fjalët e mia kanë konflikt interesi

Duke folur para gazetarëve në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të jetë edhe ai objekt i hetimit nga drejtësia e re, siç e quan ai. I pyetur nga gazetari i Ora News, në lidhje me deklarata e Ramës, se reforma do të bëjë që politikanët të paguajnë çfarë kanë bërë këto 25 vite, ka edhe ai merak për veten, kryeministri është munduar që ta anashkalojë duke thënë se kishte konflikt interesi në këtë mes.

Dje u shprehët se kjo reformë do të bëjë që politikanët të paguajnë për atë që kanë bërë këto 20 vite në politikë. Ju personalisht a keni merak për veten?

Nuk ka rëndësi se çfarë them unë. Fjala ime është në konflikt interesi. Rëndësi ka çfarë thotë drejtësia për këdo. Kështu që ju keni dëgjuar shumë politikanë t’i bien gjoksit për të treguar virgjërinë e tyre, unë nuk hyj te ata se nuk ka asnjë kuptim. Por di një gjë: reforma në drejtësi është një nga obsesionet që unë kam pasur në kuptimin e një prej pikave fikse në idenë time se si mund e duhet të bëjmë shtet këtu dhe për këtë arsye kam insistuar të futet në programin e PS dhe pse reforma kërkonte ndryshime kushtetues e në radhë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam qenë i bindur se ka qenë një reformë që i ka ardhur koha dhe gjërave që u ka ardhur koha është e pamundur ti bllokosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë pozicion, siç e kanë bërë gjithçka që kanë pasur për ta garantuar reformën në drejtësi, do të bëj gjithçka.

Nëse kjo tregon se unë kam frikë nga drejtësia, ky nuk është problemi im. Problemi im është si të bëhet në këtë vend e mundur që të ndahet zullumi dhe të mos vazhdojë historia, të gjithë janë njësoj, të gjithë janë të zhytur në faj. Kjo është e neveritshme. E papranueshme. Mënyra për ta zgjidhur është të kemi një drejtësi që të ndajë qartësisht të vërtetën nga gënjeshtra, fajin nga akuzat dhe shpifjet.

A jeni të gatshëm të negocioni me opozitën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm?

Më falni do t’i bëni të gjitha pyetjet njëherësh apo një nga një e ti vini kapakun kazanit?! Unë e kam thënë që kur doli nevoja e zgjedhjes së një Prokurori të përkohshëm, i kam kërkuar kryetarit të opozitës të gjejmë një zgjidhje të përbashkët në funksion të 6-mujorit kyç të gjysmës së parë të vitit 2018. Kërkesat e mia kanë rënë në vesh të shurdhër dhe përgjigjet kanë qenë heroike, refuzuese dhe me një patos të pakuptueshëm. Unë e kam bërë të qartë që në fillim që ne do ta zgjedhim prokurorin e përgjithshëm. Kërkesa nuk ishte nga halli se nuk kishim votat, por si filozofi.

Patjetër, ne në çdo hap unë do të bëj përpjekje për të dialoguar me kryetarin e opozitës dhe PS do të jetë e hapur të dialogojë dhe gjejë zgjidhje të përbashkëta me opozitën. Opozita është ajo që kemi, jo ajo që duam. Në fund të ditës, opozita është aty dhe është ajo që kanë zgjedhur njerëzit dhe është detyra e shumicës të shtrijë dorën dhe të ofrohet në mënyrë të vazhdueshme pavarësisht i ka apo nuk i ka votat. Nuk do të mbetemi peng në asnjë moment i taktikave bllokuese të opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?