FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A u zhgënjyet nga LSI kur u regjistrua në zgjedhje? Berisha: Nuk jam aq naiv sa të besoj…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar përse në LSI-së nuk i është dhënë rëndësi në paketën McAllister + që çoi në zgjidhjen e krizës politike.

Berisha tha se Ilir Meta e kishte bërë zgjedhjen e tij, pasi ishte regjistruar në zgjedhje dhe kishte marrë postin e Presidentit.

“Ilir Meta kishte bërë zgjedhjet e tij. Kishte marrë presidentin, kishte hyrë në zgjedhje, ishte regjistruar, kishte dëshmuar se do merrte pjesë”, u shpreh ish-Kryeministri në emisionin “Studio e Hapur” në News24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha deklaroi gjithashtu se e dinte që LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, pavarësisht se fillimisht Ilir Meta deklaronte të kundërtën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo, unë nuk jam aq naiv sa të besoj çdo deklaratë politike. Unë presupozoja që LSI-ja do të shkonte në zgjedhje. Sa për zgjedhjen e Presidentit e dija që i takonte mazhorancës, opozita nuk kishte të drejtë ta merrte”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?