Abstenoi për mocionin – Çollaku: Do të kisha refuzuar shtyrjen e zgjedhjeve në PD në çdo rrethanë

Anëtari i Kryesisë, Kreshnik Çollaku, ishte mes personave që abstenuan ndaj kërkesës së grupit kundër Bashës për shtyrjen e zgjedhjeve.

E ndërsa vota e tij dhe personave të tjerë u lexua si një votë pro nëse do kishte pasur një votim të fshehtë, Çollaku për Ora News tha se do ta kishte refuzuar mocionin në çdo rrethanë pasi ngjante si përpjekje e Astrit Patozit për të marrë një avantazh taktik karshi rivalit të tij Basha.

Çollaku: Ishte mbledhje e rëndësishme e PD që kaloi me debate të forta por që përfundoi me dinjitet. Secila palë dhe pse mbrojti tezat e veta, në fund i dha dinjitet PD.Pozicionet e palëve ishin tre, një palë që kundërshtonte Bashën në mënyrë stoike, një palë që e mbështet në mënyrë stoike dhe ka një palë ku futem dhe unë që patjetër kemi mbështetur Bashën por në fushatën dhe zgjedhjet e fundit njohim kritika dhe kërkojmë që këto kritika të korrigjohen. Në mbledhjen e Kryesisë grupi që kundërshton Bashën paraqiti një mocion, ku më thelbësori ishte ai për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo kërkesë në mënyrë rastësore ngjante në mënyrë simetrike dhe me kërkesën e rivalëve të Bashës që pas një fushate me peticione.Pozicioni im dhe i këtij grupi abstenues ishte që kërkesa për shtyrje date apo kushtet e tjera të garës do të kishte qenë mbase dhe më e arsyeshme nëse nuk do të bëhej si pretendim i një rivali kundra një tjetri. Ngjante si përpjekje për të marrë një avantazh taktik karshi një kandidati tjetër si Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendosa të abstenoj për të mos krijuar një votë disproporcionale, për të mos thelluar më tej përçarjen e qëndrimeve. Edhe në rast se votimi do të kishte qenë i fshehtë por edhe në rast se do të përcaktohej qëndrimi vetëm për votën time unë do ta kisha refuzuar mocionin. Për shkak se nuk mendoj se është e drejtë dhe e ndershme që një parim si garancitë e garës dhe shtyrja e datës të përdorej në mënyrë strategjike për të lincuar apo ndëshkuar një kandidat, qoftë ky dhe Basha.

Kritik dhe spektik ndër vite ndaj sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, Çollaku bëri një ndjesë publike, duke u shprehur se rezultatet përfundimtare qëlluan në kokë.

Ai përgëzoi televizionin dhe kompaninë e sondazheve për këtë bashkëpunim të suksesshëm.

Çollaku: Më lejoni të kthej një borxh publik ndaj televizionit tuaj. Ia kam thënë këtë në mënyrë personale Presidentit Ndroqi, por po e bëj dhe në mënyrë publike duke qenë se kam qenë ndër skeptikët e parë të hapur të kompanisë që angazhuar për sondazhet në Shqipëri, IPR Marketing. Para katër vjetësh e kam kontestuar, kam qenë skeptik edhe paragjykues. Por më lejoni të bëj një apologji publike dhe t’ju përgëzoj për këtë iniciativë tuaj shumë profesionale, një bashkëpunim i suksesshëm dhe që rezultoi absolutisht i saktë. Besoj që zoti Ndroqi e kupton që unë fjalën e mbaj. Isha skeptik dhe këtë vit por pas rezultatit që arritët të përcaktoni meritoni përgëzimet e mia dhe komplimente sinqerisht. Numri 43 i joni ishte i hidhur për ne, nuk na vinte mirë dhe nuk e besonim. Por ju meritoni dhe kompania meriton, televizioni juaj me shumë profesionalizëm. E kam një detyrim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?