Abuzimet me ujin/ PS, Mazniku: Do propozojmë të futet në kodin penal

Tirana prej ditësh po përballet me mungesën e ujit të pijshëm dhe Bashkia e Tiranës ka lëshuar në terren task-forcën për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, tha për “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, se po diskutohet me qeverinë qëndrore për të futur në kodin penal ndërhyrjen në linjat e ujit të pijshëm.

Mazniku: Mund të ishte ndërhyrë më shpejt. Por sa herë ndërhyhet ka kundërndërhyrje nga ana e njerëzve që i rilidhin lidhjet. Ndërhyrja në linjat e ujit nuk konsiderohet një vepër penale dhe pavarësisht një morie shkresash që kemi çuar në prokurori për ndjekje penale të njerëzve me përjashtim  të gjobave të vogla që Ujësjellësi mund të vendosë, këto njerëz kalojnë pa u dënuar nga Prokuroria dhe policia. Kemi pasur një betejë me kundravajtësit. Ne i ndërpresim lidhjet, pas 2-3 ditësh rilidhen sërish. Po e diskutojmë me qeverinë qëndrore këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulçe: Ta fusni në kodin penal?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazniku: Duhet menduar diçka e tillë.

Mazniku tha se vendi po përballet me një situatë të pazakontë sa i takon mungesës së reshjeve.

Mazniku: Jemi në njjë situatë komplet të pazakontë. Që prej nëntorit kemi shumë pak ditë me shi. Nuk është vetëm Shqipëria, para pak ditësh Roma ka shpallur situatën e jashtëzakonshem të emergjencës së ujit. Një pjesë e madhe e Italisë ka këtë situatë, e gjithë Europa jugore. 60% e Tiranës furnizohet nga Bovilla, ajo linjë nuk ka pasur probleme gjatë kësaj periudhe dhe pse rezervuari është në nivelin që ne e kemi tipikisht në fund të muajit gusht. Situata me reshjet është e pazakontë dhe e paparashikueshme. Pjesa që furnizohet nga puset, Unaza e Re dhe Bërzhita kanë problematikën se puset janë në nivelin e fundit të gushtit sërish. Po ashtu dhe dy burimet e Shën Mërisë dhe Selitës dhe ato janë në nivelet më të ulëta prurjesh sesa është koha tipike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?