Administratorja e PS nën hetim për kultivim droge
Administratorja e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Gjegjan të Pukës është nën hetim për lejim të kultivimit të hashashit.
Franga Jaku, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka raportuar mbjelljen e rreth 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe të një serë me 300 fidanë hashash.
Operacioni i Policisë së Pukës është zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.
Policia ka shkuar në vendngjarje pas sinjalizimit të banorëve. Gjatë kontrollit, sipas njoftimit zyrtare të Policisë është gjetur në tokë shtetërore një parcelë më 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm. Gjithashtu policia sekuestroi dhe gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.
Policia njoftoi se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: Franga Jaku, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë, B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras, T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.
KOHA JONË SONDAZH

