Agjencia prestigjioze e lajmeve, AFP: Policia përplaset me protestuesit kundër Kryeministrit Rama

Nga AFP

Të dielën (2 qershor) policia në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, të hodhi gaz lotsjellës dhe autobote me ujë drejt protestuesve që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama.“Rama ik”, “Qeveri e korruptuar”, thërrisnin, duke hedhur fishekzjarrë, gurë dhe bomba molotov, pavarësisht kërkesave të organizatorëve për të mos sulmuar policinë.
Ambasada e SHBA në Tiranë dënoi dhunën nga protestuesit duke thënë se “përdorimi i mjeteve të piroteknikës, sidomos kur i drejtohen policisë është e papranueshme dhe jodemokratike”.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, në një vizitë në Tiranë, gjithashtu e dënoi dhunën në protestë.
“Dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është absolutisht e papranueshme”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkurt, deputetët e opozitës dolën nga parlamenti dhe nisën protestat për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, i cili e ka udhëhequr vendin që nga viti 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata duan një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, dhe refuzojnë të negociojnë me Rama, të cilët akuzojnë për lidhje kriminale dhe korrupsion.

Beteja është zhvendosur në rrugë, me protesta javore që mbulojnë Tiranën me gaz lotsjellës dhe tym, ndërsa protestuesit po përballen me policinë dhe përpiqen të hyjnë në ndërtesa qeveritare.
Kriza politike, që ka përfshirë vendin, shihet si një kërcënim për ëndrrën e shqiptarëve për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, ndërkohë që në javët e ardhshme vendet anëtare do të vendosin nëse do të hapen bisedimet për anëtarësimin e shtetit të paqëndrueshëm të Ballkanit.

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?