Agron Çela: Në venat e mia gjaku im rrjedh LSI! (VIDEO)
Agron Çela, Kryetari i LSI-së në Shkodër dhe emri që kryesonte listën e kandidatëve të LSI-së në këtë Qark është bërë pre e “lajmeve të rreme” dhe spekulimeve mediatike vetëm pak çaste më parë LIVE në TV.
Vetëm në minutat e para të edicionit qëndror të lajmeve në “TCH” u lexua një status i pretenduar nga profili në Facebook i kandidatit për LSI-në në Shkodër, Agron Çela, sikur ai ishte tërhequr nga gara.
Sipas “TCH”: “ai e ka shpjeguar vendimin e tij përmes një postimi në Facebook.
Por vetëm dy minuta më pas, gjatë edicionit të lajmeve në “Top Channel” u fut Live në linjë direkte telefonike kandidati i LSI-së, Agron Çela, i cili e ka përgënjeshtruar lajmin. “Nuk është e vërtetë aspak që jam tërhequr nga gara dhe e kam braktisur LSI-në në Shkodër. Jam i pari në listën e Shkodrës dhe nuk kam pse të tërhiqem. Ne në Shkodër po punojmë për të marrë deputetin e 4-ërt. Në venat e mia gjaku im rrjedh LSI!“,- ka qenë mesazhi direkt i Agron Çelës ne edicionin qëndror të lajmeve në “Top Channel”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=P8-TcgY7TQ0&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

