Agron Duka mbledh në Durrës 5 kryetarë të partive opozitare
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka mbledhur sot në Durrës pesë kryetarë të partive opozitare.
Në takim kanë marrë pjesë deputeti i PD-së njëherësh kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi, kryetari i FRD Bamir Topi, kreu i LIBRA, Ben Blushi, kryetarin e PDK, Nard Ndoka dhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule.
Detajet e takimit janë bërë publike nga vetë kryetari i PAA-së, Agron Duka, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet: “Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018.”

KOHA JONË SONDAZH

