FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agron Duka: Rama “pështyn” tepsinë nga e cila ka ngrënë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një koment të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ideja e të cilit është për të krijuar një monopartizëm që do ta shpëtonte administratën nga politizimi i saj. Por sipas Dukës, kjo është një tentativë për të fshehur problemet e këtyre katër viteve.

Komenti i plotë i Agron Dukës në Facebook:

“Hipokrizia me të cilën administrata publike po trajtohet këto ditë është tanimë e padurueshme. Partia më e madhe që ka qeverisur këto katër vite sulmon frontalisht gjithkënd në tentativë për të fshehur dështimet në organizimin e administratës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krijimi i një administrate moderne duhet të jetë një prioritet serioz i të gjitha forcave politike, gjithsesi sulme të tilla nuk mund të vijnë nga një parti që ka qeverisur me partiakë të paaftë, të paarsimuar, të pakaulifikuar, të korruptuar dhe në disa raste me të shkuar kriminale, sikurse dëshmojnë kronikat e këtyre katër viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një Kryeministër pa bilanc sulmon për të fshehur dështimet, “pështyn” tepsinë nga e cila ka ngrënë me vite duke fshehur të vetmen dëshirë që ka: gllabërimin e saj për “rilindasit” e tij.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?