Agron Gjekmarkaj mesazh nga Lezha edhe me foto!
Agron Gjekmarkaj është kandidat për deputet në qarkun e Lezhës. Një prej analistëve dhe intelektualëve më të spikatur të vendit do jetë deputet në parlamentin e pas 25 prillit.
Gjekmarkaj ka postuar sot një foto ku duket krah kryedemokratit Lulzim Basha, shkrimtarit Preç Zogaj dhe piktorit Pashk Përvathi, në një kodër përkundruall Lezhës.
‘Vite më parë me z.Lulzim Basha përkundruall Lezhës dhe me dy intelektual të shquar lezhjanë. Shkrimtarin z.Preç Zogaj, krenaria e letersisë bashkëkohore shqipe dhe z.Pashk Përvathi, poetin e peisazhit shqiptar, mjeshtër i padiskutueshëm’, shkruan Gjekmarkaj.
Mbështetjen e pakushtëzuar për Gjekmarkajn e ka shprehur edhe Preç Zogaj, i cili e vlerëson për shkrimet e nivelit të lartë profesional për librat e tij ndër vite.
Po ashtu Zogaj ka një mesazh edhe për të gjithë lezhjanët: ‘Te gjithe atyre qe kane pare te une si deputet i kesaj partie ne Lezhe nje profil intelektual ne Kuvend dua tu them se ne kete rrafsh stafeta vazhdon dhe shkon me perpara me Agronin”.
Lezha nderohet me Agron Gjekmarkaj që do jetë deputet bashkë me Viktor Tushajn, Mark Markun, etj.
KOHA JONË SONDAZH

