Ahmetaj: Nxorëm Lulin nga çadra. Më 25 qershor ndahemi nga e kaluara

Drejtuesi i ekipit të socialistëve në Kavajë, Arben Ahmetaj ka hapur fushatën në Rrogozhinë.

“Besoj se e keni ndjekur çdo ditë që ne kemi punuar për të avancuar vettingun, sepse reforma në drejtësi është e lidhur me mirëqënien ekonomike. Dhe ashtu siç kemi këmbëngulur për këtë reformë, ashtu siç detyruam Lulin të dilte nga çadra e të votojë vettingun, ashtu do të këmbëngulim që të kemi sa më shumë vende pune dhe një ekonomi më të mirë”, ka thënë Ahmetaj.

Ai ka ritheksuar se PS është e vetmja alternativë për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos harroni se më 25 qershor kemi shumë për të humbur, prandaj atë ditë nuk duhet të humbasim asnjë votë por duhet t’i mbledhim ato në favor të PS të Shqipërisë dhe Edi Ramës kryeministër. Është e vetmja alternativë për Shqipërinë që duam”, ka thënë Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?