FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmetaj: Programi ekonomik ktheu vendin në binarët e duhur

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD, se programi ekonomik i qeverisë “Rama 2” është i dështuar.

“Programi do të çojë përpara transformimin rrënjësor që ka nsiur në çdo sektor. Është një program që i përgjigjet sfidës për të qenë pranë besimit të qytetarëve shqiptarë, që dhanë një votë plebishitare më 25 qershor”, ka deklaruar Ahmetaj.

Ahmetaj ka theksuar se programi ekonomik është i fokusuar tek rritja ekonomike e qëndrueshme dhe favorizimi i klimës së biznesit për investimet e huaja dhe të brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“4 vitet e kaluara nuk kanë qenë të lehta. Shqiptarët sakrifikuan që vendi të kthehej në binarët e duhur nga rruga ku ishte degdisur. U detyruam të ndërmerrnim reforma të rëndësishme, të dhimbshme e të domosdoshme, që kthyen Shqipërinë në rrugën e normalitetit. Askush nuk harron borxhet e trashëguara nga qeveria e kaluar. Dhe pas këtyre reformash, sot kemi një realitet të ri. Pas 4 vitesh Shqipëria ka një rritje ekonomike 4 herë më të lartë se ajo që gjetëm”, ka shtuar Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?