Ahmetaj: Rritje pagash për 65 mijë të punësuar, ulim taksat

Buxheti i qeverisë për 2019, u miratua sot në Kuvend, me votat e maxhorancës. Lidhur me këtë, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka zbuluar në një konferencë për shtyp shifrat e buxhetit të shtetit. Fokusi i buxhetit tha Ahmetaj është rritja e pagave për 65 mijë të punësuar në arsim, shëndetësi, diplomaci, drejtësi, polici dhe ushtri. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm, sipas Ahmetajt do arrijë deri në 4%. Gjithashtu, një tjetër lajm i mirë është ajo për rritjen e pagës minimale e cila do shkojë në 26 mijë lekë të reja në muaj.

”Lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës per arsimtarët do shkojë deri në 40%. Tek Mbrojta kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë. Gjithashtu edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajm i mirë është edhe rritja e pagës minimale në 26 mijë lekë”,-tha Ahmetaj.

Për taksat, Ahmetaj tha se qeveria nxit zhvillimin e biznesit. Sipas tij, në vend janë hapur 10 691 biznese të reja falë sistemit të taksave. Vitin e ardhshëm, tha Ahmetaj taksat do pësojnë ulje të mëtejshme. Ajo për të ardhurat dhe dividentin, tha Ahmetaj, do ulet nga 15% në 8%. “Numri i bizneseve të reja në Republikën e Shqipërisë është 10691 dhe jemi duke folur për rritjen neto. Pra çregjistrime janë 6 mijë dhe kompani të reja mbi 17 mijë. Neto mbi 10 mijë biznese të reja që qëndrojnë në themel të rritjes ekonomike. Ulim taksën nga 15% në 8%, përfitojnë 11 mijë biznese që taksoheshin me normë 15%. 91% e sipërmarrjeve në vend sot taksohen 0 ose 5%, që nuk ka precedentë krahasimisht në rajon. Në të njëjtën kohë vazhduam me ato që theksova më parë për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, është një masë e rëndësishme për sektorin, bëmë përjashtimin nga TVSH në investimet për energjinë diellore për rritjen e kapaciteve në këtë sektor. Njëkohësisht, në 1 janar fillon edhe ulja e dividentit nga 15% në 8%, përfitojnë 15 mijë kompani, ose individë, investitorë të kapitalit. Kufiri për pagat e tatueshme do jenë nga 30 mijë lekë. Filozofia e kësaj qeverie është, kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak. Gjithashtu, nga 1 janari përjashtohen nga TVSH dhe imputet bujqësore”, tha Ahmetaj e cili e konsideroi sërish taksën e sheshtë si shkatërruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me varfërinë, sfidë tha Ahmetaj mbetet edhe lufta kundër varfërisë. Sipas tij, prej vitit 2015 varfëria sa vjen dhe ulet, ndërsa shtoi se 2012-a shënoi vitin me rritjen më të madhe të të varfërve në vend. Ministri tha se ndihma ekonomike për familjet në nevojë do rritet në 80 mijë lekë të vjetra në muaj. “Viti 2012 është konsideruar si viti ku rritja galopante e varfërisë në Shqipëri arriti kulmin. Nga 2015 kemi vetëm ulje të varfërisë, i reforhem raportit të BB. Në të njëjtën kohë, buxheti ashtu si të paktën 4 buxhetet e fundit, janë të fokusuar te mbështetja sociale. Paketa sociale shkon 272 miliard lekë, diçka më shumë se 50% shkon për paketën sociale. S’dughet të harrojmë një element të rëndësishënm, futja në trajtim shëndetësor universal, përfitimit të rimbursimit të ilaçeve të 600 mijë të pasiguruarve. Futëm në trajtim rimbursimi të gjtihë shqiptarët të siguruar dhe të pasiguruar. Do vijojmë të rrisim mbështetjen e përfitimit, për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Rritja e mbështetjes shkon maksimale në 80 mijë lekë të vjetra. Patjetër që është e pamjaftueshme, skema e ndihmës është kalimtare. Mos harroni se dikur në 2012 në vitin e gropës më të thellë të varfërisë kjo shkonte në 60 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Financave iu referua edhe bonusit të lindjeve i cili do zbatohet nga 1 janari i 2019. “Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin. Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?